E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rilindja e Monakos vjen nga nënshkrimin me Falcaon

Monako kërkon të rikthehet fuqishëm në futbollin francez, dhe për të bërë një gjë të tillë, drejtuesit e skuadrës nuk do të kursehen në shpenzime gjatë merkatos së verës. Emri i parë dhe më i dëshiruar te skuadra e principatës, është bomberi kolumbian, Radamel Falkao, një lojtarë ky që prej kohësh flitet se do të jetë goditja e parë e skuadrës franceze që sapo është ngjitur në elitën e futbollit francez.

Konfirmimi ka ardhur nga deklarata e zëvendëstrajnerit të francezëve, Zhan Petit, i cili bëri të qartë se klubi i principatës është në pritje vetëm të përgjigjeve pozitive sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Po, ne po presim mbërritjen e Falkaos dhe 4-5 lojtarëve të tjerë të të njëjtës cilësi”, tha ai për  Radion “RCN”.”Ne kemi folur dhe vazhdojmë të flasim me Falkaon dhe përfaqësuesit e tij, por deri tani akoma nuk kemi arritur një marrëveshje konkrete. Negociatat vazhdojnë dhe me ritme të kënaqshme dhe shpresojmë që të arrijmë një marrëveshje sa më parë që të jetë e mundur”.

“Monako ka nevojë për një lojtar si Falkao, pasi ai mund të na ndihmojë më shumë jo vetëm me lojën e tij, por edhe se mund të tërheqë lojtarë cilësorë. Kjo është mënyra më e mirë për të konfirmuar se projekti ynë është i madh dhe i rëndësishëm. Firma me Falkaon është një arritje e madhe për futbollin francez, në fushën sportive por edhe mediatike gjithashtu”, ta Petit.

Me afrimin e Falcao ne do të bëjmë të mundur që në skuadër të ofrojmë edhe lojtarë të tjerë siç është Tevez, po ka hezituar të bëjë zyrtare nga stafi e skuadrës së Principatës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›