E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinat Akhmetov njeriu qe kontrollon Ukrainen

Per disa eshte nje personazh negativ te tjere e konsiderojne si nje njeri qe ben vec te mira per vendin. Pavaresisht kesaj Rinat Akhmetov eshte nje nga njerezit me te fuqishem te Europes Lindore

Disa ukrainas e adhurojne. Per te tjere eshte nje kriminel. Shume nuk e dine fare se kush eshte. Por sipas revistes Forbes Rinat Akhmetov 44 vjec eshte njeriu me i pasur i Ukraines dhe nje nder me te pasurit e botes me nje pasuri qe vleresohet rreth 13 miliarde euro. Shume e lidhin emrin e tij me Partine e Presidentit Viktor Janukovic pjese dhe mbeshtetes bujar i se ciles eshte edhe Rinat-i. Ashtu si oligarke te tjere ne Ukraine Akhmetov eshte nje parlamentar perfaqesues i qytetit te Donetsk-ut ne pjesen lindore te vendit. Mbeshtetja e tij ndihmoi ne triumfin e Janukovic-it ne zgjedhjet presidenciale te shkurtit. Me 24 gusht ndersa vendi festonte festen e pavaresise Akhmetov djali i nje minatori mori medaljen prestigjioze Princi Jaroslav per kontributet e tij ne zhvillimin e Ukraines. Edhe pse njihet si nje biznesmen mendjeholle kontributet bujare te Akhmetov-it per organizata te ndryshme bamirese i kane dhene atij famen e filantropit. Ne dy vitet e fundit fondacioni i tij per zhvillimin Ukraines ka dhuruar me shume se 30 milione dollare per ndertimin e spitaleve per fushatat kunder tuberkulozit per ndihmesen e te semureve me kancer per shkolla universitete biblioteka jetimore muze te pastrehet veteranet e luftes dhe projekte te ndryshme kulturore. Shoqatat bamirese duhet te kene objektiva te qarta. Ne i perballojme problemet ne menyre sistematike. Gjithmone duhet ngritur zeri per problemet ne menyre qe te degjoje ata qe munden te ndihmojne thote Akhmetov ne nje interviste permes e-mail-it. Nje tjeter krijim i Akhmetov-it donacioni per nje qeverisje efikase i peruruar ne vitin 2007 perdor kompetencat e eksperteve te huaj dhe atyre ukrainas per te kuptuar se si mund te stimulohet progresi i vendit. Ky fondacion mund te konsiderohet si kontributi im personal ne zhvillimin e Ukraines thote Akhmetov. Procesi i reformave eshte i dhimbshem. Per ta perfunduar duhet te perdorim mendimet e eksperteve te mesojne nga suksesi i vendeve te tjera. Nuk mund te presim qe problemet te zhvishen vete. Njerezit tani kane nevoje per ndihme. Mes temave qe i interesojne bosit ukrainas eshte edhe gazetaria cilesore. Ne vitin 2007 financoi nje program trevjecar me titullin Gazetaria dhe e ardhmja dixhitale i ndermarre nga Universiteti shteteror Ukma i Kievit. Ne te njejtin korpus universitar ka mbeshtetur nje program doktoraturash i menduar per tu barazuar me standardet europiane te mesimdhenies. Edhe pse i ndihmon vazhdimisht ukrainasit me te varfer ka caktuar nje fond prej 900 mije dollaresh per familjet e viktimave te nje shperthimi i gazit ne Dnepropetrovsk ne 2007-n. Por pasioni i vertete i Ahmetovit eshte skuadra e futbollit te Shakhtar Donetsk. Ne 1996-n u be presidenti pastaj financieri dhe ne fund kryetari i saj. Ne vitin 2009 Shakhtar fitoi Kupen UEFA dhe u be nje rival i denje i Dinamos se Kievit skuadra me rendesishme e vendit. Per Shakhtar Akmehtov po nderton edhe stadiumin ri qe do te jete gati per kampionatin europian te vitit 2012 i cili do te zhvillohet ne Poloni dhe Ukraine.

Milioni i pare

Shume ukrainas nuk hezitojne te njohin meritat e Akhmetov-it ndersa te tjere e vene ne diskutim rrugen se nga i vijne atij parate. Ka nga ata qe thone se ne fillimet e tij ka luajtur shume kumar. Sipas te tjereve ka qene pjese e organizatave kriminele te perfshira ne riciklimin parave te pista. Shume artikuj ne gazeta dhe ne internet afirmojne se ndryshimi ndodhi kur Akhmetov trashegoi nje pasuri te vogel nga nje koleg dhe nisi te investoje ne fushen e telekomunikacionit celikut minierave energjise dhe ne perpunimin e produkteve ushqimore. Akhmetov e ka thene shume here se nuk ka pranuar asnjehere para apo ndere nga askush. I kam fituar milionat e pare duke investuar ne fusha te ndryshme e duke marre persiper rrezikun e falimentimit. Megjithate ia vlejti mundimi tregon ai.

Engjelli mbrojtes

Sic ndodh ne Rusi qellimet e Akhmetov-it dhe filantropeve te tjere vihen shpesh ne diskutim. Nuk e ben per te miren e vendit por per veten thote analisti politik Volodia Khodakivskij. Pa Ukrainen Rinat Akhmetov nuk do te ekzistonte. Eumlshte e vertete qe shpesh bamiresia lidhet me idene per te krijuar nje imazh pozitiv ne syte e publikut. Edhe ne kete rast kete gje mund te themi. Veprimtarite e tij bamirese dhe roli ne Parlament e kane cuar Akhmetov-in ne qender te vemendjes por ne Kiev figura e tij eshte sekondare ne krahasim me ate te Viktor Pinshuk-ut dhendrit te ish-presidentit Leonid Kuchma. Dy vjet me pare Pinshuk organizoi nje koncert te madh me Pol MeKkartnin ne sheshin e pavaresise. Ai financon edhe Pinshuk Art Center ku jane vendosur nje numer i madh veprash moderne. Megjithate shume te tjere kane arsye te forta per te mbrojtur Akhmetov-in. Nje shites tregon se si mandati ukrainas i ka ndihmuar te afermit e tij. Nuk me intereson se cfare thone. As se me cfare i nxjerr parate. E rendesishme eshte qe Rinat Akhmetov i ben mire popullit tone. Gjurmet e pranise se tij ne qender te Donetsk-ut jane kudo ne ndertesat e shumta qe ka ndertuar ne kinemane qe ka restauruar ne qendren kulturore apo ne biblioteken qe ka financuar. Bujaria e tij shkon pertej vendit te origjines. Ne qytetin Uzhgorodit ne perendim te vendit Vira Hotra i eshte mirenjohese mandatit ukrainas qe i ka dhene nje shtepi familjes se saj me 11 femije. Me 11 femije jetonim ne nje apartament me dy dhoma. Une dhe bashkeshorti im nuk do te kishim kurre aq para sa te transferoheshim ne nje shtepi me te madhe. Akhmetov ndryshoi jeten tone. Do ti jem borxhlie per te gjithe jeten. Ne Lleopoli onkologu Jurij Milian i eshte mirenjohes fondacionit te Akhmetov-it qe i dha spitalit te tij nje aparat per tomografine e kompjuterizuar. Liudmilla Vasilega drejtoreshe e burimeve njerezore ne Dnepospetsstal nje kompani qe merret me prodhimin e celikut ne qytetin jugor te Zaporizhias teksa flet per Akhmetov-in tregon se gjeja qe te prek me shume eshte evolucioni i tij personal Eumlshte rritur ne varferi dhe ajo qe ka rendesi eshte fakti se si vendosi te ndryshoje menyren per te perdorur parate e tij. I ka ofruar pune 160 mije personave ne rajonin e Donbassit. Dhe fale Shakhtarit mban lart flamurin e vendit perfundon ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›