E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rindërtimi/ Rama: Në fillim të vitit, gati 15 pallatet e para në Spitallë të Durrësit

Vijon puna me ritme të larta për ndërtimin e shtëpive të reja për qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, 3 vite më parë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto të kantierit të ndërtimit në Spitallë të Durrësit ku bashkangjitur shton se në muajt e parë të vitit që vjen do të jenë gati 15 pallatet e para me 156 hyrje për banorër përfitues.

Rama zbulon se kjo lagje e re e Durrësit do të ketë hapësirën prej 22 mijë metra katror fusha sportive, qendra shëndetësore, arsimore dhe kulturore, parqe dhe vendparkime.

“Ja dhe kantieri i lagjes më të madhe të Rilindjes, në Spitallë të Durrësit, ku po ndërtohen 996 apartamente të reja për familjet e prekura nga tërmeti, me mbështetjen e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed dhe nën drejtimin e Muhammed El Alaabar, emri i të cilit tanimë s’ka nevojë për prezantim.Në muajt e parë të vitit që vjen do të jenë gati 15 pallatet e para me 156 hyrje për banorët përfitues. Kjo lagje e re e Durrësit do të ketë hapësirën prej 22 mijë metra katror fusha sportive, qendra shëndetësore, arsimore dhe kulturore, parqe dhe vendparkime,”shkruan Rama krahas pamjeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›