E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rindërtimi, Rama poston fotot: Drejt përfundimit lagjia më e re në Krujë

Banorët e Krujës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 shumë shpejt do të hynë në shtëpi të reja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau pamje nga lagjia më e re në Krujë dhe bëri me dije se punimet shumë shpejt do të përfundojnë.

“Drejt përfundimit lagjja më e re në Krujë”, shkruan Rama në facebook.

Aktualisht në lagjen e re të rindërtimit po asfaltohen rrugët e brendshme, më pas do të vijohet me ndriçimin dhe pemët dekorative./m.j

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›