E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinisin dërgesat e naftës, Arabia Saudite vë në punë tubacionin strategjik Lindje-Perëndim pas sulmeve me dronë

Arabia Saudite ka rifilluar zyrtarisht operacionet në tubacionin e saj kryesor të naftës Lindje-Perëndim, duke krijuar kushtet për rinisjen e eksporteve nga porti i Detit të Kuq, Yanbu. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, e cila i referohet tre burimeve të njohura me çështjen, rrjedhja e naftës ka nisur me ritme të ulëta, ndërkohë që pritet rikthimi i plotë i ngarkimeve.

Tubacioni strategjik u detyrua të mbyllej pas sulmeve me dronë që goditën infrastrukturën energjetike, duke ndërprerë për disa ditë ngarkimin e naftës bruto në terminalin e Yanbu-së dhe duke shtuar tensionet në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Rinisja e këtij arterie kryesor pritet të lehtësojë ndjeshëm furnizimin global dhe të normalizojë transportin e naftës nga fusha e prodhimit drejt porteve detare perëndimore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›