E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rinovimi me kampionët, Slot: Bisedimet vazhdojnë

Tre lojtarë të mëdhenj, të gjithë në skadencë dhe ende Liverpool nuk kanë arritur të rinovojë kontratat e tyre. Klubi anglez ende po merret me situatat kontraktuale që përfshijnë Virgil van Dijk, Trent Alexander-Arnold, gjithnjë e më shumë i kërkuar nga Barcelona dhe Real Madrid  dhe Mohamed Salah. Të gjithë lojtarët do të bëhen transferta të lira në fund të sezonit dhe drejtuesit e Reds ende nuk kanë arritur të zgjidhin këtë situatë të diskutueshme.

Megjithatë, Arne Slot, trajneri i Liverpool-it, dha një përditësim mbi situatën aktuale të fateve të tre lojtarëve të tij në konferencën e sotme për shtyp: “Situata e kontratës mund të bëhet problem nëse lojtarët nuk vazhdojnë të performojnë siç janë duke bërë aktualisht”

“Për momentin që të tre janë në një situatë të mirë, ata po luajnë shumë, shumë mirë dhe ka diskutime të vazhdueshme, siç tha Virgil. Nuk janë në dorën time, le të flasim për gjëra të tjera. Le të presim dhe të shohim, por gjithçka që ai thotë është plotësisht e saktë. Ai nuk e di saktësisht se çfarë ka e ardhmja nëse nuk e nënshkruan kontratën”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›