E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinumerimi PD rrit avantazhin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi në orët e vona të së mërkurës hapjen e kutive të votimit për qarkun e Lezhës, me problematiku i këtyre zgjedhjeve.

Në sallen e mbledhjeve te ketij institucioni u rinumeruan votat e 10 kutive qe i perkasin qytetit të Lezhës, për të cilat Partia Demokratike kërkon rivleresim te tabelave te rezultateve te tyre. Rinumerimi deshmoi ne sallen e KQZ-se, manipulim te rezultatit ne keto qendra edhe nga grupet e numerimit. Nga 39 vota qe bene diferencen e mandatit te fundit te ketij qarku, i cili sipas vendimit te KQZ i shkoi PD, diferenca thellohet ne 306 vota, ne favor te koalicionit te djathte. Por nga ana tjeter, eshte Partia Socialiste qe kerkon pavlefshmeri ne 6 qendra te votimit ne Lezhe, kutite e materialeve zgjedhore te te cilave gjithashtu u hapen nga KQZ. Behet fjale per kater kuti te Laçit, ku ne diten e zgjedhjeve ndodhi edhe incidenti me arme zjarri dhe u shoqerua me humbjen e jetes se nje simpantizanti te LSI, incident pas te cilit komisioneret e majte u larguan per disa ore. Te majtet thone se gjate ketyre oreve jane intimiduar zgjedhesit, duke kerkuar per to pavlefshmeri. Te njejten kerkese, PS ka edhe per dy qendra te tjera votimi te ketij qarku. Ne njeren rezulton se ka me shume vota se votues, ndersa ne qendren tjeter, ate te Mamurrasit, sipas ankimit te PS,  70 % e votuesve nga nje pjesemarrje rekord prej 90.2 % ne zgjedhje, rezultojne te jene emigrante dhe nuk kane qene ne diten e zgjedhjeve ne Shqiperi, te verifikuara edhe sistemi TIM-s, sipas PS. Ne verifikimin e pare te materialeve zgjedhore, gjithashtu rezultojne sipas PS, qe me shume se 100 vota te jene hedhur nga i njejti person, pasi firma ne listen e zgjedhesve eshte e njejta. Nese rezultatet nga rinumerimi dhe gjetjet nga kutite e materialeve zgjedhore do te merren apo jo si prova per kerkesat ankimore te paraqitura nga PD e PS, KQZ do ta vendose kete gjate mbledhjes se pasdites, e cila nis ne oren 18.00 pas kerkeses per shtyrje te subjekteve zgjedhore. Per PS, nese provohet pavlefshmeria ne gjashte qendrat e kerkuara prej saj, ka prekje te shperndarjes se mandateve ne kete qark dhe deri tek riperseritje te zgjedhjeve.Ndersa per PD kjo nuk ka asnje mundesi te ndodhe. Mbetet per tu pare vendimi i KQZ–se, institucion qe deri tani ka rrezuar te tera kerkesat ankimore. Gjithsesi fjalen e fundit do ta kete Kolegji Zgjedhor. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›