E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rinumërimi i votave të Tiranës, partive e koalicioneve kryesore u dalin sërish vota tepër

Procesi i rinumërimit të 1,282 kutive në qarkun e Tiranës vijon për të dytën ditë radhazi, me 161 kuti të numëruara deri tani. Ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë rezultatin përfundimtar.

“Procesi është në fillim dhe nuk mund të bëjmë një bilanc dhe nuk e dimë se në çfarë mase mund të ketë ndodhur ndonjë tjetërsim votash. Pritet që për fletët që kanë ardhur dhe janë konsultuar me trupën e KAS-it kanë çështje të diskutueshme ku dhe ne me vendimmarrje jemi ndarë me shumicë”, u shpreh Ledio Braho, anëtar i KAS.

Braho foli edhe për një garë mes kandidateve.

“Ndërkohë që në disa kandidatë ka pasur lëvizje, disa kandidat kanë rezultuar që kanë vota të pamerituara ndërkohë që disa të tjerë kanë marrë më pak vota”, theksoi ai.

Braho shprehet se deri me tani janë numëruar me pak se 10% te fletëve te votimit dhe se partitë e mëdha si PD dhe PS kane humbur vota nga ky proces.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›