E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rinumërimi në Durrës, 370 kuti do t’i nënshtrohen procesit

Pas Tiranës dhe Fierit, edhe qarku i Durrësit i nënshtrohet procesit të rinumërimit të plotë të votave.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur hapjen e 375 kutive të votimit, 290 nga brenda vendit dhe 85 nga votat e diasporës.

Vendimi erdhi pas dy kërkesave, njëra nga Partia Demokratike dhe tjetra nga kandidati Aulon Kalaja, i cili ka pretendime për devijim të votës preferenciale.

Në këtë qark, gara është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili arriti të sigurojë mandatin me një diferencë prej vetëm 1.047 votash.

Rinumërimi pritet të qartësojë nëse ka pasur parregullsi që mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare të kandidatëve.

Gazetare: Jonida Omeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›