E Premte, 6 Nëntor 2026

Risena Xhaja emërohet në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara

TIRANË- Risena Xhaja është emëruar në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Burime nga Ministria e Brendshme konfirmuan për ABC News se ky emërim vjen në kuadër të ndryshimeve në strukturat e Ministrisë së Brendshme.

Më parë, Risena Xhaja ka mbajtur postin e zv.drejtores së Përgjithshme të Kadastrës Shqiptare dhe më vonë u caktua në krye të Kadastrës në qytetin e Durrësit.

Nga drejtimi i Kadastrës së Durrësit, Risena Xhaja u largua dy vjet më parë./ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›