E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqet kongresistja Gabrielle Giffords



Giffords dhe bashkëshorti i saj Kongresistja amerikane e Arizonës, Gabrielle Giffords, e cila u qëllua me armë zjarri në kokë në një sulm në janar të këtij viti, bëri daljen e saj të parë në një intervistë televizive.

Giffords pas atentatit, që la 6 persona të vrarë dhe 12 të plagosur në total, i është nënshtruar disa operacioneve kirurgjike. Kongresistja, megjithëse kuptonte mjaft mirë pyetjet e moderators së televizionit ABC, kishte vështirësi në artikulimin e përgjigjes. Shkak për këtë, sipas mjekëve të saj është dëmtimi i rëndë që ka marrë në tru nga plumbi.

Pyetjes se si ishte ndjerë në momentin kur bashkëshorti i kishte treguar se c’kishte ngjarë, Giffords mundi t’i përgjigjej vetëm më dy fjalë:

“E trishtuar, keq. Shumë njerëz vdiqen”, shqiptoi ajo me vështirësi duke lënë të kuptohej më pas se nuk ndjente urrejtje për agresorin 23 vjecar, Jared Loughner.

Megjithëse ende nuk është riaftësuar plotësisht, mjekët e Giffords thonë se ajo ka bërë një përparim mbresëlënës që prej operacionit pas atentat të janarit.

Gabrielle Giffords, anëtare demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, u qëllua me armë gjatë një takimi elektoral në Tukson të Arizonës. Si pasojë e të shtënave, 6 persona gjetën vdekjen, mes të cilëve edhe një gjyqtar federal dhe 12 të tjerë u plagosën.

Atentatori, Jared Loghner u arrestua pak kohë më vonë. Aktualisht ai mbahet në një qendër të trajtimit mendor dhe vitin tjetër pritet të merret nëse ai është i përgjegjshëm për të dalë para një gjykate.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Pakti mirëpritet në Bruksel
Stano: Po monitorojmë cdo zhvillim...edhe procesin e Metës
Topi përshëndet rivendosjen e dialogut
Kriset pakti politik
BB: Kujdes borxhin
Ajri në Tiranë, i ndotur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›