“Risi dhe surprizë”/ Rubin Beqo flet për “Zjerm”

Rubin Beqo menaxher kulturor në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon foli për videoklipin e këngës “Zjerm”.
“Ky videoklip a është komercial?”- pyeti Nazarko.
“Ky videoklip është kolazh i punëve të Ardianit. Një nga koncertet më domethënëse të “Shkodra elektronike” e kam organizuar të lidhur me ekspozitën e Ardianit, në Galerinë Kombëtare të Arteve. Unë si njeri që punoj me muzikën në Shqipëri, mundohem të gjej materiale interesante. Mendoj që Beja dhe Kola, sollën një risi dhe surprizë shumë të bukur. Kjo është pjesë tashmë dhe e shijes dhe botëkuptimit të publikut“- tregoi Beqo.
/rtsh.al/