E Shtunë, 31 Tetor 2026

Risia e mbrojtjes nga goditjet e denimit

Goditjet e dënimit në kufijtë e zonës janë gjithmonë të rrezikshme. Shpesh portierët dhe muret mbrojtëse të përbëra nga shumë lojtarë bien pre e goditjeve dinake.

Një prej këtyre goditjeve është kalimi i topit poshtë këmbëve të murit në momentin që ky i fundit kërcen. Brazilianët shquhen për risitë në futboll, dhe jo vetëm në fazën sulmuese. Në një ndeshje mes Palmeirasit dhe Figueirenses në kampionatin vendas, mbrojtësit e kësaj të fundit kishin përgatitur një skemë të re mbrojtëse nga goditjet e standarde. Vec lojtarëve të vendosur sipas mënyrës tradicionale në mur, njëri u pa më i tërhequr. Lëvizja e tij tërhoqi vëmendjen e kamerave dhe spektatorëve në stadium. Në momentin e goditjes, ai u shtri duke mbushur boshllëkun e lënë nga kërcimi i shokëve të tij. Fatmirësisht goditja ishte lart dhe u devijua me kokë nga një futbollist i vendosur në mur, por skema gjithsesi mbetet një risi. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›