E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani-Ramës: Ilir Hoxha për të birin nuk thotë ‘’ma ka bërë babi”

Një përgjigje e kryeministrit Rama gjatë intervistës në emisionin “Shqip”, ka sjellë reagimin edhe të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani.

I pyetur për lidhjen me Ilir Hoxhën djalin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Rama ka thënë: “Çfarë njohjeje kam unë me familjen e Ilir Hoxhës? Pyesni avokatin e Ilir Hoxhës që është Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, se ai duhet ta dijë më mirë. Pyeteni sekretarin e Përgjithshëm e PD-së, këtë që e solli rilindja në PD, ai që ngatërronte kutitë e zgjedhjeve, se ai ka qenë avokati i Ilir Hoxhës. Dhe, të mos hyjmë në këtë botë të ulët thashethemesh.”

Kurse Arben Ristani nëpërmjet një statusi në profilin e tij në ‘’Facebook” ka shkruar: “Sado të përpiqet Edi Rama t’i ngjajë diktatorit si të ishte biri i tij, midis birit biologjik dhe atij politik ka një ndryshim që Edvini nuk e kapërcen dot: Ilir Hoxha të paktën, atësisë së të birit i del zot...nuk thotë si Edvini: "ma ka bërë babi".

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›