E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristic: Nuk mund ta pranojmë Kushtetutën e Kosovës

Serbët e Kosovës vlerësojnë se është e papranueshme nga Serbia që ti shtyjë atë të integrohen në rrethin juridik-kushtetues të Kosovës së pavarur.

Serbët e Kosovës dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë me shtetin e tyre, por është i pakapërcyeshëm hendeku i thellë, pasi sipas marrëveshjes së Brukselit duhet ta pranojnë Kushtetutën e Kosovës, ka thënë Slavisa Ristic, kryetar ilegal i Zubin Potokut, pas takimit, që zv/kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic duke theksuar se për të gjitha pjesët e tjera të marrëveshjes mund të bisedohet.

Ai ka thënë se është i bindur se takimi do ta ndihmojë Qeverinë e Serbisë që të shoh se serbët e Kosovës nuk mund ta pranojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Sipas Risticit, hendeku i pakapërcyeshëm mund të kapërcehet atëherë kur bashkësia ndërkombëtare, Brukseli dhe Qeveria e Serbisë ta kuptojnë se nuk mund t’i detyrojnë serbët me dhunë që ta pranojnë Kosovën e pavarur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›