E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita Ora, imazhi i Material Girl

Kanë kaluar disa muaj pas konfirmimit që Rita Ora ka bërë për mediat, si imazhi i ri, i linjës së rrobave Material Girl të Mbretëreshës së popit Madonna-s.

Pas përgatitjeve të vazhdueshme, realizimi dhe publikimi i dy fotove hapëse të setit, u bë i mundur vetëm pak ditë më parë. Fotoja hapëse që 22- vjeçarja ka realizuar, është bërë në një autobus ku Rita shfaqet e ulur me një fustan të thjeshtë veror.

Në foton tjetër, Rita prezantohet tërësisht ndryshe nga  e para, atje duket si një Material Girl e vërtetë, me kapele tipike të ushtarëve britanikë.

Pas kontratës 760.000 dollarëshe që ylli i popit firmosi, Madonna dhe vajza e saj Lourdes pranuan që vendosja e këngëtares në krye të kësaj linje ishte zgjedhja e duhur. Louders ose e quajtur ndryshe Lola ka shtuar : ” Rita është një femër e bukur dhe e talentuar, por pjesa që na tërhoqi më shumë tek ajo ishte ndërthurja e muzikës me stilin e saj të veçantë, me të cilat arrin të përçojë një emocion shumë të veçante tek ne dhe publiku. Dhe kjo është ajo për të cilën marka Material Girl ka nevojë”.

Krijuesja e hitit Shine your light, konfirmoi se ishte e lumtur që bashkëpunoi me njerëz aq profesionistë si dhe nuk humbi rastin për ti bërë të ditur publikut që ekskluzivitetin e kësaj marke e ka vetëm dyqani Macy, dhe do të jetë i vetmi vend ku mund të drejtohen për blerjen e këtyre rrobave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›