Rita Ora në ring me David Hayen

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora është parë në shoqëri me një njeri "të fortë". Rita Ora është parë në ring me boksierin e famshëm botëror, David Hayen.
Rita i doli përballë kampionit në boks për pesha të rënda duke e sfiduar me disa goditje të saj.
"Kam kënaqësinë ta kem afër vetes një vajzë të suksesshme dhe të bukur" ka shkruar Haye në faqen e tij.
Mediat janë të sigurta se prapa vizitës së Rita Orës mund të fshihet një lidhje mes saj dhe boksierit anglez. Mes tyre kishte edhe disa momente të ngrohta në stërvitje.