Rita Ora, në top 100-shen e femrave më seksi në botë
Këngëtarja e re Rita Ora është bërë e njohur kohëve të fundit si këngëtare e suksesshme në nivel botëror. Por përveç kësaj sipas revistës britanike “FHM” ajo hyn në mesin e femrave më seksi në botë.
“FHM” ka publikuar rezultatet e një ankete të lexuesve të saj, ku kërkohej të arrihej renditja e 100 femrave më seksi në botë.
Rita vërtetë në këtë toplistë zë vetëm vendin 94-t, por edhe kjo nuk është keq, pasi aty gjendet në një shoqëri femrash ndër më të bukurat në botë. Si shembull, modelja e njohur Irina Shayk, e dashura e yllit të futbollit Ronaldo, gjendet një vend më poshtë se ajo, në vendin e 95-të!
Lista është ndërtuar në bazë të votave që kanë dhënë lexuesit meshkuj të kësaj reviste dhe në krye të saj është renditur Tulisa Contostavlos e spektaklit britanik “XFactor”. E dyta është renditur këngëtarja Cheril Cole dhe e treta, Rihanna.
(ar.si/BalkanWeb)