Rita Rusic nuk i ndahet dot plazhit (FOTO)
Duket se jeta e vërtetë për Rita Rusic është në plazh. 52-vjeçarja kroato-italiane, gjatë gjithë kësaj vere është fotografuar në plazh, çka tregon se pjesën më të madhe të kësaj periudhe, e ka kaluar pikërisht në plazh. Edhe ditën e djeshme ajo është shfaqur në plazhin e Majemit, ndërkojë që ka treguar se vazhdon që të jetë në formë, pavarësisht moshës së saj.





