Rita:Mos besoni se çfarë shkruhet

Për Rita Orën është shkruar jashtëzakonisht shumë kohëve të fundit nga mediet e huaja. Emri i saj është lakuar për gjëra të ndryshme, konkretisht për lidhje dashurie.
U përfol se ajo mund të jetë në lidhje me modelen, Cara Delevigne madnej me këngëtarin, Harry Styles e ndërkaq, krejt së fundmi u tha se ajo është në lidhje dashurie me Dave Gardnerin, për të cilin madje thuhet se e njoftoi me prindërit e saj gjatë ceremonisë së ’BRIT Awards’.
Duket se këto thashetheme e sidomos ky i fundit e kanë zemëruar Ritën e cila i është adresuar fansave nëpërmjet rrjeteve sociale duke u apeluar të mos u besojnë gjërave që po shkruhen.
“Kur ju jeni të obliguar të lexoni gjëra që nuk kanë aspak kuptim ju mendoni se, a i’a vlenë ? Ju lutem, mos u besoni gjerave që shkruhen”, është shprehur Rita./Indeksonline/