E Diel, 1 Nëntor 2026

Ritakim pas 50 vjetësh, ish-maturantët e “Raqi Qirinxhi” rikthehen në shkollën ku u diplomuan

Ish-maturantët e vitit 1976 të gjimnazit “Raqi Qirinxhi” në Korçë janë rikthyer në ambientet e shkollës, pas pesë dekadash nga përfundimi i studimeve.

Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga vende të ndryshme të botës, ata janë bërë bashkë për të risjellë kujtimet dhe emocionet e viteve të gjimnazit.

Rikthimi në shkollë ka qenë një moment i veçantë për ish-maturantët, të cilët kanë ndarë me njëri-tjetrin histori nga jeta shkollore, miqësitë dhe përvojat e asaj periudhe.

Për shumë prej tyre, takimi ka qenë një mundësi për t’u rikthyer në vendin ku kanë kaluar disa nga vitet më të rëndësishme të rinisë.

Takimi është shoqëruar me emocione dhe kujtime, ndërsa ish-nxënësit kanë shprehur dëshirën që kjo traditë të vijojë edhe në vitet e ardhshme.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›