E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rithemelimi nuk zhgënjen me vendimin: S’marrim pjesë në superkomisionin anti-korrupsion të Ramës

Sikurse pritej, Grupimi i Rithemelimit ka vendosur që të mos marrë pjesë në supekomisionin antikorrupsion, të propozuar nga Partia Socialiste.

Vendimi është marrë ditën e sotme, pas mbledhjes së grupit që u mbajt në seli.

Kështu, opozita i përgjigjet negativisht ftesës së kryeministrit Edi Rama të bërë nga parlamenti, i cili u tha se ndonëse nuk do i japin votës në Kuvend, të paktën të mos bojkotonin Komisionin “për të mirën e tyre”.

Në publik prej tre javësh tashmë është artikuluar se shumica kërkon të ndërhyjë te SPAK, gjë të cilën Rama e hodhi poshtë duke premtuar mbështetje pa kushte ndaj strukturës së posaçme, mbështje të cilën, sipas tij, opozita nuk e ka të sinqertë.

Me miratimin e rezolutës, tashmë Grupi Parlamentar i PS-së do të dërgojë për miratim në Parlament projektvendimin për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›