Robbie Williams të ribashkohet me Take That

Ylli britanik, Robbie Williams, mezi pret që të kthehet në studio me grupin Take That, duke shpresuar se kjo mund të ndodhë vitin e ardhshëm.
Krijuesi i hitit “Crazy” planifikon që të kthehet në studio me anëtarët tjerë të grupit jo më larg se vitin e ardhshëm, përkundër faktit se vet u largua nga grupi për t’u përqëndruarnë karrierën e tij solo.
“Unë jam kthyer dhe nuk dua të mos pushoj. Take That është pushim, është një pushim i shoferit të autobusit. Është aq e lehtë. Të bëj këngë me djemt është e mrekullueshme. Dhe kur jemi bashk ne kalojmë shumë mirë, kështu që nuk ka arsye që kjo të mos ndodhë”, theksoi Robbie./Indeksonline/