E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert ElsieShqiperia e sotme si ne kohen osmane

Nje rrefim interesant i albanologut te njohur per veshtiresite e punes se tij ne funksion te gjuhes shqipe. Elsie qe i njeh shqiptaret prej vitesh arrin ne nje konkluzion trishtues. Ai thote se nuk do jetonte kurre ne Shqiperi pasi aty do cmendej. Une nuk mund te jetoj ketu. Eumlshte nje vend pak i eger per mua marredheniet midis njerezve jane pak te eger. E di qe eshte vetem nje fasade se brenda e kane shpirtin e mire por kane nje egersi ne marredheniet njerezore. Ju dini te mbroheni ketu ndersa une ketu jam si lepur nuk di te mbrohem. Une vij ketu me shume kenaqesi por nuk besoj se mund ta perballoj te vij te jetoj pergjithmone ketu. Ka shume frustracion te jetes se perditshme. Jeta eshte shume e shkurter e une nuk kam kohe te perplasem ne pengesa vetem per te arritur dicka kur ne nje vend tjeter e arrij menjehere dhe pastaj jetoj jeten time tha Elsie per Shqip. E ndersa duke krahasuar Shqiperine e Enver Hoxhes me ate te Sali Berishes shton Nuk eshte dicka qe varet vetem nga partia eshte me teper qendrimi i popullit. Pra qe te marresh dicka qe do duhet te njohesh dike ne Ministri te pish kafe me te pastaj te pish prape kafe javen tjeter me te edhe nje here te trete e me pas ai te lidh me personin qe ty te intereson. D.m.th eshte njesoj si ne kohen osmane nuk eshte si nje shtet normal.

Kjo eshte intervista juaj e pare televizive per shqiptaret. Pse i druheni prozhektoreve
Nuk kam shume deshire te dal ne drite perpiqem ti shmangem kamerave dhe te bej punen time te jetoj jeten time. Eumlshte me mire keshtu. Nderkohe une duke njohur punen tuaj ndersa po pergatitesha per kete interviste ndjeva gjithmone e me shume kenaqesi qe do tju takoja.
Se pari flasim per albanologjine. Cfare do te thote te jesh albanolog
Cdo njeri ka interpretimin e vete per albanologjine por per mua thelbi i punes sime eshte te prezantoj shqiptaret ti prezantoj Shqiperine boten shqiptare gjithe botes. Une perpiqem ti transmetoj botes se jashtme njohurite qe kam per kete vend qe kjo bote te kuptoje se ceshte Shqiperia kush jane shqiptaret historia e tyre kultura e tyre pra fazat e ndryshme te jetes ketu. Dhe kete e bej qe te behet e njohur pasi ne fund Shqiperia mbetet nje vend shume i panjohur.
Po te jesh perkthyes cfare do te thote
Te jesh perkthyes do te thote pune pune pune. Eumlshte pune shume e veshtire.
Si qe te hyje ne kete vend ne 78
Per mua ishte shume interesante. Madje kam qeshur me vete se me dukej vetja sikur isha ne nje film Hollivudian dhe nuk e mora shume seriozisht anen politike as tabelat propagandat.
Ju mendonit se po behej shaka nuk ju dukej e vertete
Jo por thjesht nuk e mora seriozisht me teper me ngjante si film. Por ishte shume interesante.
Ju kujtohet dicka qe ju ngacmoi atehere apo dicka qe ju cuditi
Kishte shume gjera ishte nje vend absurd gjithe vendi ishte absurd por njerezit e merrnin seriozisht. Nuk e di se deri ne cfare mase i merrnin seriozisht vete njerezit por gjithsesi e kuptonin qe jetonin ne nje realitet tjeter.
Ju qellonte qe te takonit shqiptare qe midis tyre flisnin per kete gje
Jo haptazi jo. Me vone ky takim qe nisi ne 1978 u be takim i pervitshem midis Universitetit te Bonit dhe Akademise se Shkencave dhe vinim cdo vit ne Shqiperi per 2 jave. Gjate takimeve dhe udhetimeve fillova te interesohesha per shqipen. Nuk e dija fare gjuhen vec fillova ne ate kohe madje edhe ne Gjermani fillova te mesoja gjuhen me seriozisht.
Ku e mesonit shqipen ne Gjermani
Ishte e veshtire pasi nuk kishte fjalor kishte doracake libra mesimore. Mbaj mend qe gjeta nje fjalor frengjisht-shqip dhe nga ana tjeter shqip-gjermanisht ndersa ne anglisht nuk kishte fare. E veshtire ishte.
Kur thate me vete qe tani e di shume mire shqipen
Pas shume viteve. Nderkohe shkoja cdo vit ne Prishtine ne Seminarin Nderkombetar per Gjuhen Shqipe per te mesuar gjuhen. Aty ishte nga njera ane me kollaj sepse mund te bisedoja lirisht me njerezit pasi kosovaret flisnin me lirisht.
Sa e ndryshme ishte Kosova e atyre viteve me Shqiperine
Shume shume.
Ju ku ndiheshit me mire
Ne Kosove pasi ishte me perendimore me normale. Ne Shqiperi nuk kisha mundesi te flisja lirisht me njerezit. Une flisja me zyrtaret te cilet ishin shume te dashur mikprites por prape ishte nje fare frike qe te pengonte te flisje lirisht.
Po tani flitet lirisht ne Shqiperi
Po qarte. Tani nuk ka problem njerezit flasin madje nuk pushojne se foluri fare. I thone te gjitha nuk mbajne sekrete.
Shqiperia e Hoxhes krahasuar me Shqiperine e Berishes qe takoni tani cfare kane te ngjashme dhe cfare kane te ndryshme
Une mendoj se ka disa gjera te kontinuitetit qe nuk kane ndryshuar qe jane te cuditshme jo vetem nga koha e Hoxhes por edhe nga koha e Zogut gjera qe vijne nga koha Osmane ajo e Zogut e Hoxhes e deri te e sotshmja. Nje nga keto gjera eshte korrupsioni burokratik. Kjo eshte nje nga gjerat qe gjithmone ka qene keshtu. Tjetra eshte paaftesia e administrative e vendit. Nuk eshte dicka qe varet vetem nga partia eshte me teper qendrimi i popullit. Pra qe te marresh dicka qe do duhet te njohesh dike ne Ministri te pish kafe me te pastaj te pish prape kafe javen tjeter me te edhe nje here te trete e me pas ai te lidh me personin qe ty te intereson. D.m.th eshte njesoj si ne kohen osmane nuk eshte si nje shtet normal.
Edhe tani qe flasim keshtu eshte si ne kohen osmane
Po po.
Po ne Kosove eshte e ngjashme kjo gje
Nuk di nuk kam patur keto probleme ne Kosove. Natyrisht qe Kosova e para 20 viteve eshte e ndryshme nga Kosova sot por mua me duket se njerezit jane njesoj shqiptaret aty apo ketu me pak ndryshime ne thelb njesoj jane.
Mua me pelqeu shume nje shprehje e juaja qe do doja ta ndaja kur dikush ju pyeti a mund te ishit ju nje shqiptar dhe nese po cfare lloj shqiptari do ishit. Dhe ju u pergjigjet une do te jetoja me shume frustracion po te isha shqiptar une ndoshta do te cmendesha. Nuk kam pershtypjen se do te mund te jetoja ne boten shqiptare jam nje njeri pakez i brishte dhe duhet te kesh shume force per te jetuar si shqiptar me shqiptaret.
Po kjo eshte e vertete. Une nuk mund te jetoj ketu. Eumlshte nje vend pak i eger per mua marredheniet midis njerezve jane pak te eger. E di qe eshte vetem nje fasade se brenda e kane shpirtin e mire por kane nje egersi ne marredheniet njerezore. Ju dini te mbroheni ketu ndersa une ketu jam si lepur nuk di te mbrohem. Une vij ketu me shume kenaqesi por nuk besoj se mund ta perballoj te vij te jetoj pergjithmone ketu. Ka shume frustracion te jetes se perditshme. Jeta eshte shume e shkurter e une nuk kam kohe te perplasem ne pengesa vetem per te arritur dicka kur ne nje vend tjeter e arrij menjehere dhe pastaj jetoj jeten time. E di qe ju kaloni shume kohe ne diten tuaj me pengesat qe ju dalin perpara dhe kjo ha shume kohe. Per shembull po te jetoja ketu do te kaloja sigurisht gjithe diten duke pire kafe sepse do te me lajmeronin njerezit hajde te pime kafe dhe nga nje kafe gjysem ore ajo do te shkonte nje ore dy ore tre ore kater ore dhe gjithe dita do te shkonte ne kafe. Kurse une jetoj nje jete pak te vecuar dhe nuk kam shume shoqeri. Kjo eshte preference ime une jetoj me librat e mi me idete projektet e mia dhe kenaqem me to.
Pastaj po te jetonit ketu do te merreshit shume me politike. Do duhej patjeter te ishit me njeren pale ose tjetren perndryshe do te ishte shume e veshtire te jetonit si asnjanes apo i paanshem.
Dhe jeta politike eshte dicka qe ndryshon shume duhet shume kujdes me konjukturat. Keshtu qe une nuk merrem fare me politike.
Po letersia i ka keto problemet e perditshme Per shembull letersia e pas 90-es a eshte nje letersi qe nuk e ka forcen e dramacitetit te jetes se perditshme Eumlshte nje art nen nivelin e jetes nje art qe nuk e tregon dot jeten.
Ka mundesi nuk e them dot. Eumlshte e veshtire ta thuash.
Ose te pyes ndryshe juve vete letersine qe lexoni pas 90-es ju pelqen
Ka shume gjera qe nuk me pelqejne. Here pas here gjej gjera interesante por ka nje moriacute librash them qe tregu eshte mbushur me libra dhe nuk di kush i lexon gjithe keto libra. Kam pershtypjen qe ka me shume autore sesa lexues. Ka shume njerez qe duan te shkruajne te shprehen por ka shume pak qe degjojne. Mbase eshte jeta e sotshme shqiptare ku njerezit me shume shprehen dhe askush nuk degjon.
Ne boten e sotme eshte problem shurdheria ka ikur koha kur vetem verberia ishte problem.
Po keshtu eshte.
Edhe dicka profesor ne Kosove per shembull dicka qe ben pershtypje. Ju keni perkthyer ne Gjyqin e Hages dhe keni treguar se si stresi i perkthimit ju beri te kalonit ndjeshmerine e aq shume gjaku vdekjeje vrasje perdhunimi per te cilat u fol ne ate gjyq. Ku jane keto ne letersine kosovare i shikoni ju
Ne fakt jo nuk besoj se ka dale nje veper e madhe per dramen qe ka kaluar Kosova. Mbase duhet kohe mbase eshte ende heret mbase njerezit jane ende te traumatizuar. Do te vije edhe ajo kohe. Per mua ishte sigurisht nje traume kur punoja ne Hage si interpret simultan ne gjyqin e Milloshevicit ishte nje pune me shume stres sepse nuk mund te benim gabime. Gjuha ime transmetohej dhe normalisht njerezit bejne gabime por aty nuk duhej te benim gabime. Por edhe permbajtja ishte me shume stres gjithe vuajtjet e tyre dhe une nuk isha mesuar me keto gjera.
Mendoni se pas asaj lufte njerezit e njohin Kosoven me shume
Gjate luftes ka qene po ka qene. Une hartova nje antologji te Kosoves ne vitin 87 apo 90 por nuk gjeta botues nuk u interesua asnje botues per temen e Kosoves pasi ishte krejt e panjohur. Nuk kishte asgje ne treg per Kosoven dhe libri im ishte libri i pare i madh per Kosoven ishte si nje liber leximi te autoreve te ndryshem. Nuk ishte letersi ishte me teper politike dhe historike. Pastaj ne vitet 90 gjate luftes u botuan qindra e qindra libra ne Kosove. Tani prape Kosova eshte pak e harruar.
Po Shqiperia
Shqiperia nuk eshte kaq e harruar sa Kosova por prape eshte vend i vogel vend i panjohur dhe nuk ka shume kerkesa nga botuesit.
Ju i kerkoni vete botuesit
Po por eshte shume e veshtire.
Sa libra keni qe presin botues libra te perkthyer
Kam disa libra qe jane gati por qe nuk ka botues ose fonde per ti botuar. Kam nje liber leksiku te madh qe quhet Fjalori Biografik i Historise Shqiptare qe eshte si nje enciklopedi e historise shqiptare qe ka 750 figura historike nje liber i madh ky. Nje liber tjeter po bej per Camerine me dokumente historike qe do te botohet ne Londer. Se shpejti do te botoj veprat e Edith Durhamit te gjithe artikujt e saj do ti mbledh ne nje liber te vecante. Kam nje liber tjeter per Luften Ballkanike 1913 ne Maqedoni me dokumente historike jo vetem te shqiptareve por edhe te sllaveve. Nje tjeter veper e rendesishme dhe interesante ka qene Operacioni i Agjencive te Zbulimit Amerikan dhe Anglez ne Shqiperi ne vitin 1947-1948 ne perpjekje per te rrezuar komunizmin. Agjentet angleze dhe amerikane sterviten nje grup shqiptaresh per te hyre ne Shqiperi por te gjitha perpjekjet deshtuan per shkak te zbulimit te spiunit anglez Kim Filbi. Une kam gjetur disa materiale intervista qe jane zhvilluar ne ate kohe me njerezit qe kishin lidhje me operacionin. Te gjitha keto do ti bashkoj ne nje liber. Por duhen fonde duhen para.
Duke folur per albanologjine si nje dritare te mbyllur tashme pyetjes si i behet per ta hapur me cfare mund ta hapesh ju i pergjigjeni me dicka qe eshte e thjeshte dhe e lashte sa vete bota me para.
Po e vertete duhet nje financim. Vendet e tjera te Evropes bejne dicka japin fonde per te mbeshtetur kulturen letersine e tyre. Per shembull per perkthimin ka fonde pothuajse per te gjitha vendet e Evropes pervec Shqiperise. Te gjitha jane fonde shteterore qe mbeshtesin promovimin e kultures se vet. Mbase ka fonde por une nuk kam degjuar te kete.
Cfare ndryshimi ka midis albanologjise se asaj kohe instituteve te asaj kohe me ato te sotshmet Cfare ju kujtohet kur hynit ne nje institut shkencor ne kohen e Hoxhes dhe tani ne kohen e Berishes
Ne kohen e Hoxhes kishte te pakten nje fasade e nje shkence te themeluar te vertete. Tani nuk e di a ishte e vertete por kishte institucione serioze kishte njerez qe punonin seriozisht ne lenden e albanologjise. Cfare kane arritur realisht eshte tjeter gje por kishte fonde shteterore sepse sistemi ishte shteteror. Tani me kapitalizmin e eger qe keni nuk ka shume fonde per te mbeshtetur kulturen albanologjine. Shkencetaret nuk mbeshteten.
Po ne Kosove
E njejta gje pak a shume. Atje ka Institucion te Albanologjise por nuk eshte ne gjendje shume te mire. Ka shkencetare te mire qe mundohen por prape me duket se u mungojne fondet.
Ju e keni perkthyer profesor Qosen
Po patjeter. Nje pjese te librit te tij per ceshtjen shqiptare.
Si eshte biblioteka juaj profesor
Shume e madhe. Kohet e fundit kam nderruar shtepi dhe e kisha problem biblioteken time kam mbledhur shume libra ne vitet 80-90. Cdo here qe vija ne Shqiperi merrja me vete nje cante te madhe me vete. Edhe ne Kosove te njejten gje. Keshtu qe kam nje biblioteke te madhe edhe per letersine shqiptare por edhe per albanologjine ne pergjithesi. Une nuk e di sa libra jane por di nga transportimi i bibliotekes tek shtepia e re qe pesha e tyre eshte 2 ton e gjysme. Eumlshte pesha e ne elefanti.
Shqipja jone peshon sa nje elefant ne biblioteken tuaj
Dhe sinqerisht nuk kam me vend per libra nuk i flak dot dhe nuk di tani cte bej me keto libra. Me tmerrojne librat kur futem ne biblioteken time dhe mbase bera gabim qe i mblodha te gjitha keto.
Sa vjen e merrni me pak libra nga Shqiperia tani
Po tani jam shume perzgjedhes jam shume i kujdesshem. Nje biblioteke e madhe eshte nje pergjegjesi e madhe.
Me treguat qe librin e Helena Kadarese e moret. E lexuat ne shqip apo frengjisht
Kujtimet e saj i kam lexuar ne frengjisht kur doli ne Paris ishte nje liber shume i bukur. Me duket se do kete shume sukses ne tregun francez. Nuk e di si eshte pritur ne Shqiperi.
Eumlshte pritur shume shume mire.
E meriton per mua ishte nje liber shume interesant.
Eumlshte problem ne jeten e ketyre 20 viteve mungesa e te vertetes ose fakti i te qenit shume hipokrit te njerezve te cilet nuk flasin nuk e tregojne ate qe duhet te thone. A eshte ky problem edhe per letersine
Po besoj se letersia eshte nje pasqyre e realitetit te vendit. Duke qene se njerezit kane pak frike nga njeri-tjetri keqperdoren kollaj nga njeri-tjetri jane me te rezervuar ketu ne Shqiperi se ne vendet e tjera. Ne vendet e tjera njerezit jane me te hapur me direkt keshtu cdo njeri mendohet mire para se te flase duke menduar se cfare do te beje tjetri me kete informacion si do ta keqperdore jane te kujdesshem. Edhe ne letersi mund te jete e njejta gje njerezit nuk jane kaq te sinqerte dhe nje letersi e mire duhet te jete e sinqerte. Mbase kjo eshte qe e pengon letersine dhe marredheniet njerezore mungesa e sinqeritetit. Nese dikush eshte i sinqerte shahet nga te gjithe. Nese dikush arrin dicka te madhe shahet.
Por kete vit ne behemi 100 vjec vitin tjeter hyjme ne 100 vjetorin tjeter. ju na njihni mire tashme flisni shqipen si ne e doni kete gjuhe e studioni e vezhgoni. Ka dicka qe do donit te ndryshonte kur te hyjme ne 100 vjetorin tjeter dicka qe vjen si urim si kritike si mesazh
Per te ndryshuar ka mijera gjera ne kete vend pothuajse cdo gje. Une them se Shqiperia 100 vjet eshte nje kohe e gjate dhe me thene te drejten habi si ky vend ka mbijetuar si shtet. Ishte nje shtet kaq i brishte jo vetem ne fillim ne kohen e Ismail Qemalit erdhi Lufta e pare u rrezua shteti u rikrijua prape me Kongresin e Lushnjes erdhi diktatura e Ahmet Zogut. Nuk ishte nje shtet normal. U be ngadale- ngadale nje shtet ne vitet 30. Pastaj erdhen italianet u rrezua. Pastaj erdhen komunistet. Erdhi pastaj demokracia por me nje kaos politik e nje egersi qe e pengonte zhvillimin dhe Shqiperia zhvillohet shume me hap te ngadalshem por gjithsesi zhvillohet dhe besoj do vazhdoje te zhvillohet. Por gjithsesi habitem si ka mbijetuar si shtet.
Ka gjera qe do na ndihmonin tia themi vetes tani qe jemi 100 vjec per tu bere me shpejt qytetare te Evropes.
Do doja te thoja dicka. Perpara se te beheni qytetare te Evropes do te doja qe shqiptaret te behen shqiptare ne kuptimin kulturor te jene perfshires jo te ndare. Konkretisht flas per ndarjen midis Shqiperise dhe Kosoves qe shihen si dy popuj si dy shtete si dy identitete. Mire do ishte qe njerezit te komunikonin me shume me njeri-tjetrin.
Kerkon kohe per fat te keq qe ky bashkim te behet. Mbase nuk ka nevoje per nje bashkim politik por sigurisht qe ka nevoje per nje bashkim kulturor. Dhe me kete bashkim kulturor me 6 milione shqiptare apo me shume shqiptaret mund te behen qytetare te Evropes.
Pra vetem bashkimi kulturor komunikimi krijimi i urave me shqiptaret e Presheves me shqiptaret e Maqedonise me shqiptaret e Greqise me arbereshet do te mund te na bente qytetare dhe mund te na jepte ato qe na mungojne.
Nje komunitet gjuhesor i madh gjithmone ka perparesi dhe komuniteti shqiptar gjuhesor nuk eshte kaq i vogel. Po te shohim Shqiperia eshte vetem 3 milione Kosova vend i vogel shqiptaret e Greqise nuk e di sa jane mbase gjysme milioni por po te bashkohen si komunitet gjuhesor ne teresi eshte nje komunitet i madh.
Ky eshte nje nga urimet me te mira qe mund te vij kur ben bilancin e 100 viteve.
Une shpresoj une dua qe Shqiperia te behet pjese e Evropes si gjithe shtetet e tjera jo vetem te hyje ne BE kjo eshte nje mundesi por te marre pjese ne Evrope si gjithe shtetet e tjera. Dhe Shqiperia eshte prapa realisht eshte prapa ne cdo drejtim. Ka shume per te bere por besoj qe do te behet dhe gjate jetes sone do te shohim nje Shqiperi them nje Shqiperi normale.
Marre me shkurtime nga Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›