Robert-Kristen ndahen sërisht
Robert Pattinson është bërë mjeshtër i paketimit të rrobave!
Aktori britanik është zhvendosur nga foleza e dashurisë që ndante me Kristen Stewart,pas zbulimit se ajo ruante kontaktet me regjisorin Ruper Sanders,me të cilin e tradhëtoi verën e kaluar.
Miq të përbashkët të çiftit hollivudian,të cituar nga mediat rozë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,deklaruan se Robert përfitoi nga një moment kur Kristen ndodhej në dush për të lexuar mesazhet në celularin e saj. Aty ai ka gjetur një bisedë mes saj dhe regjisorit Ruper Sanders.
Gjithçka,ka ndodhur pikërisht ditëlindjen e tij.më 13 maj. Ai është fotografuar me automjetin e tij të ngarkuar kishte sendet vetjake dhe në mbrëmje nuk e ka ftuar Kristen në festimet e 27-vjetorit të lindjes.
Miqtë e përbashkët thanë se Robert i ka kërkuar Kristen të mos e telefonojë më dhe është shprehur se nuk do të kthehet më kurrë me të. P.K