E Martë, 3 Nëntor 2026

Roberti “rebel” në punët e fermës, Agai: Zbatoni detyrat e dhënë nga kryefermerja, ndryshe do ndëshkoheni

Artisti Robert Aliaj ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme duke bojkotuar punët e fermës, edhe pse nga kryefermerja Ditea Berisha i është ndarë detyra që të shkojë tek kafshët.

Pasi Ditea shprehu shqetësimin e saj për moszbatimin e “urdhrave” që ajo jep, Agai u ka dërguar fermerëve një zarf, në të cilin thuhet se çdo kush prej tyre duhet të zbatojë detyrat që u jep Ditea, në të kundërt do të merren masa.

Në zarf, theksohet se fermerët duhet të kordinohen mes tyre, në rast se dikush ka probleme shëndetësore dhe nuk e bën dot një punë të caktuar.

“Agai ka vendosur një kryefermere, të cilës duhet ti bindeni në ndarjen e punëve që ajo bën. Koncepti kryesor i fermerit është që të kryej punët në fermë, kështu që të gjithë vazhdoni ta luani këtë rol deri në fund të “Ferma VIP”, përndryshe Agai do marrë masa. Mund të zgjidhni midis jush se si do e bëni ndarjen e punëve sipas ndonjë shqetësimi shëndetësor që ndonjë prej jush mund të ketë”, thuhej në zarfin e lexuar nga Di t ea.

Kryefermerja më tej u ka thënë fermerëve që të shprehin shqetësimet që kanë, për të koordinuar më pas punët.

“Kush ka shqetësim për diçka, ta thotë që të mos e bëj atë punë”, tha ajo.

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është shprehur se vuan nga hernia diskale dhe e ka të pamundur që të bëjë punë të vëshira./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›