E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robin Hood-ët moderne tani quhen Anonymous

Share

Janë gueriljet online dhe janë të famshëm në mbarë botën. Quhen Anonymous dhe së fundmi kanë sulmuar kartat e kreditit të klientëve të firmës së sigurisë në SHBA, Stratfor.

Merry Lulzxmas! Hohohoho, shkruajnë hakersat e famshëm, të cilët bëjnë me dije se 1 milion dollarët e grabitur do të shkojnë si dhurata për Krishtlindje.

Kështu, një zyrtari i qeverisë i janë marrë 180 dollarë dhe ato do i shkojnë Kryqit të Kuq.

Stratfor është një kompani që ofron analiza politike, ekonomike dhe ushtarake.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›