Robinho i Santosit? Sqaron Allegri

Massimilliano Allegri ka sqaruar gjithçka pas shkrimeve se Robinho do të zyrtarizohet të shtunën si lojtar i ri i Santosit. Allegri ka thënë se Robinho është një lojtar i rëndësishëm i Milanit dhe se llogarit në të.
”Robinho është lojtar i rëndësishëm i Milanit. Nuk ka asgjë të vërtetë nga deklaratat se ai do të jetë lojtar i ri i Santosit. Unë llogaris në shërbimet e tij në pjesën e dytë të sezonit. Nuk mendojmë në skuadër të bëjmë largime të yjeve, ndoshta na duhet të blejmë ndonjë” deklaroi Allegri./Indeksonline/