Robotech III, konkursi kombëtar i projekteve robotike të zhvilluara nga të rinjtë

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Konkursi Robotech III, një aktivitet kushtuar të rinjve të apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit, u zhvillua dje në mjediset e Piramidës.
Të rinjtë prezantuan dhe testuan projektet e tyre robotike. Finalja e konkursit Robotech 2026 u përmbyll me shpalljen e fituesve, mes 12 skuadrave pjesëmarrëse. Projektet u vlerësuan me çmime sipas kategorive të shërbimeve që ofronin, duke nxjerrë në pah diversitetin dhe potencialin e ideve të prezantuara.
Fitues të këtij edicioni u shpallën:
Vendi I – Gregor, gjimnazi “28 Nëntori”, Shkodër
Vendi II – Amon, gjimnazi “Dhaskal Todri”, Elbasan
Vendi III – Artemis, gjimnazi “Partizani”, Tiranë dhe Agryxora, gjimnazi “Qemal Stafa”, Tiranë.
Çmimi i publikut iu dha skuadrës Triage nga gjimnazi “Janaq Kilica” në Fier.
Ky edicioni u zhvillua me bashkëpunimin e COD-it dhe Universitetit Metropolitan Tirana. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve, mes tyre zëvendësministrja e Arsimit, Herida Duro, zëvendësministrja e Mjedisit, Elda Xhumari, drejtoresha e përgjithshme e Qendrave për Hapje dhe Dialog, Natali Blushi, drejtori i Startup Albania, Arjan Ymeri, drejtoresha e AKR, Sara Bodo, si dhe presidenti i UMT, Arjan Çukaj. /j.p/
1 nga 18