E Diel, 1 Nëntor 2026

Roboti me inteligjencë artificiale bën shqiponjën në samitin e inovacionit në Ruhr

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku po zhvillon një vizitë zyrtare në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (Nordrhein-Westfalen – NRW).

Gjatë punimeve të Ruhr Summit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Europë kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë, Rama ndau një video ku një robot me inteligjencë artificiale bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Rama mbajti një fjalë në punimet e këtij samiti teksa iu adresua audiencës në panelin kryesor me tematikë “IA, Fuqia dhe Progresi: Rishikimi i Lidershipit për një Epokë të Re”.

Në vijim të agjendës, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e diskutimit me temë “IA mes Inovacionit, Rregullimit dhe Përgjegjësisë”, së bashku me përfaqësues të njohur të sektorit të teknologjisë, biznesit dhe konsulencës ndërkombëtare.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›