E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rocen Idete e Beogradit te parealizueshme

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Milan Rocen i quajti ëndrra të parealizueshme idetë e disa zyrtarëve në Beograd për ndarjen e Kosovës.

Duke folur në fund të vizitës së tij në Kosovë, ben te ditur RTK, Rocen shprehu mendimin e tij se koha e ndarjeve në rajon ka përfunduar ndërsa tani është koha e procesve integruese.

Shefi i diplomacisë malazeze qëndroi në Kosovë në vizitën e parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai është takuar me presidenten Jahjaga, kryeministrin Thaçi dhe me homologun e tij Enver Hoxhaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›