E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rod Bllagojevic ish guvernator i shtetit Illinoi gjendet fajtor

Nje juri amerikane ka gjetur fajtor ish guvernatorin e Illinoit Rod Blagojevic ne porthuajse te gjitha akuzat ndaj tij gjate rigjykimit per korrupsion.

Zoti Blagojevic tha se ishte habitur nga verdikti i cili erdhi te henen pas disa dite diskutimesh.

Ai u gjet fajtor ne 17 nga 20 akuzat perfshi perpjekjet per te shitur apo shkembyer vendin ne Senat te lene bosh nga Presidenti Barak Obama.

Gjykimi i tij i pare perfundoi vitin e kaluar me juristet te bllokuar ne 23 nga 24 akuzat ndaj tij. Ai u gjet fajtor vitin e kaluar per deklerata te rreme ndaj agjenteve federale amerikane.

Rod Blagojevic u arrestua ne dhjetorin e 2008. Senati i Illinoit e denoi ate me pas per abuzim pushteti dhe votoi per largimin e tij nga pushteti.

Zoti Obama dha doreheqjen nga vendi i tij ne Senat menjehere pasi u zgjodh president ne vitin 2008. Ai ka thene se nuk ka patur asnje kontakt me Blagojevicin ose zyren e tij ne lidhje me zevendesimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›