Rodgers, Suarezit: Liverpooli mbret për Arsenalin

Brendan Rodgers ka patur edhe një bisedë me Luis Suarezin për të biseduar qëndrimin apo largimin e tij nga skuadra. Trajneri i Liverpoolit i ka thënë Suarezit që të mendoi mirë vendimin e tij sepse sipas tij ai po ngutet duke e patur parasysh se Liverpooli është shumë skuadër më e madhe se Arsenali.
"Unë ende nuk kam mundur të kutpoj se çka e shtyen Suarezin të ikë nga Liverpooli. Ai është këtu një lojtarë shumë i dashur, ndërsa duhet ta dijë se të jesh ishull i tifozëve të Liverpoolit, është arritje shumë e madhe për secilin lojtarë sepse kemi tifozët më të flaktë në botë. Suarez duhet të ketë të qartë se Liverpooli është mbretëri ndaj Arsenalit pasi që bëhet fjalë për skuadrën më të madhe angleze" i ka thënë Rodgers Suarezit./Indeksonline/