E Martë, 3 Nëntor 2026

Rodri shpëton City-n, 1-1 me Chelsea-n

Manchester City i Guardiolës u ngadalësua dhe ra në -4 pas Liverpool. Kampionët në fuqi nuk shkuan përtej një barazimi 1-1 në shtëpi me Chelsean. Blutë kaluan në avantazh në minutën e 42-të me golin e Sterling që ngriu stadiumin Etihad. Në pjesën e dytë vendasit sulmuan me forca të shumta, duke gjetur golin që balancoi ndeshjen në minutën e 86-të me Rodri, por nuk mjafton.

Qytetarët rriten në 53 pikë (me një ndeshje më pak) ndërsa Pochettino kap Brighton të De Zerbit në 35 pikë, i impenjuar të dielën kundër United.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›