E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rohan Jo ndermjetes per bisedimet teknike Serbi-Kosove

BERLIN - Zevendesi i ish-emisarit special te Organizates se Kombeve te Bashkuara per statusin e Kosoves Albert Rohan deklaroi se gjate bisedimeve te para mes Prishtines dhe Beogradit nuk do te flitet per statusin e Kosoves pasi kjo eshte nje ceshtje e zgjidhur.
Bisedimet duhet te jene te natyres jozyrtare dhe ne nivel ekspertesh tha Rohan ne nje interviste per radion gjermane Deutsche Welle.
Ai shtoi se do te ishte mire qe keto bisedime te fillonin sa me pare dhe te ishin jozyrtare.
Keto nuk jane bisedime per statusin kjo ceshtje eshte e zgjidhur dhe per kete nuk ka se cfare te bisedohet. Ketu eshte fjala per ceshtje qe ekzistojne mes dy fqinjeve si transporti
komunikacioni dogana kontrolli i kufijve e tjere tha ai.
Rohan shtoi se ekziston nje numer i madh ceshtjesh praktike per te cilat duhet te bisedojne Prishtina dhe Beogradi ne menyre qe ne themel te ketij bashkepunimi praktik te mund te arrijme deri te permiresimi i pergjithshem i atmosferes.
Marrim si shembull veriun e Kosoves. Ketu eshte shume e rendesishme lufta kunder kriminalitetit ne kufij. Mandej furnizimi me energji mbrojtja e mjedisit jetesor. Per keto duhet biseduar ne nivel ekspertesh pasi per gjera te tilla nuk bisedojne presidentet e shteteve ose shefat e qeverive por ekspertet tha diplomati austriak.
Rohan shprehet edhe kunder ndermjetesimit pasi sipas tij te dyja vendet mund te bisedojne per ceshtje praktike dhe pa ndihmen nga jashte por ka shtuar se Bashkimi Evropian mund te ndihmoje duke ofruar renditjen sipas te ciles do te bisedohej per ceshtje praktike.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›