Roi Hodson trajner i Fulhamit
Roi Hodson eshte trajneri i ri i Fulhamit. 60-vjecari anglez qe ka drejtuar shume skuadra ne te kaluaren ku spikasin Interi dhe kombetarja finlandeze do te zere vendin e te pushuarit Lerri Sancez. Hodson e gjen Fulhamin ne vendin e fundit te Premier Liges me 14 pike ne 19 ndeshje. Ne ndeshjen e sotme kunder Birmingamit anglezi nuk do te jete ne stol, por debutimin e tij do ta beje ne ndeshjen e ardshme kunder Celsit.
Celsi kerkon Maikonin e Interit
Drejtuesit e Celsit jane vene ne kerkim te nje mbrojtesi te djathte. Pas perpjekjeve te deshtuara per te marre nga Sevilja Daniel Alveshin, skuadra londineze i ka hedhur syte tek mbrojtesi i Interit, braziliani Maikon. Sipas mediave angleze Maikon qendron ne krye te listes qe ka bere trajneri Grant per shit-blerjet e janarit.