E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rojet e Bin Laden kishin celulare

Osama Bin Laden nuk donte as linjë telefoni dhe as akses në internet në vendstrehimin e tij në Pakistan. Ishte shumë e rëndësishme ruajtja absolute e sekretit në strehën e tij.

Por kanë qenë pikërisht rojet e tij që kanë tradhëtuar në mënyrë të pavyllnetshme sheikun e terrorit, teksa përdornin pa problem telefona celularë.

Pajisjet janë përgjuar nga inteligjenca amerikane, duke ndihmuar kështu në zbulimin dhe eleminimin e Osamës.

Në vendstrehimin në Abbottabad janë gjetur pesë telefona, bën të ditur NBC, duke iu referuar burimeve nga Pentagoni.

Celularët kanë qenë një gabim i madh për sigurinë e themeluesit të Al Kaedës. National Security Agency i ka përgjuar prej muajsh, duke hequr çdo dyshim mbi goditjen e objektivit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›