E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Roland Garros 2025”, Moresmo paralajmëron ceremoni në nder të Rafa Nadal

Të dielën e 25 majit nuk duhet të humbni nisjen e grand slam-it të “Roland Garros” pasi njëra prej organizatoreve të turneut ka lajmëruar “surpriza të mëdha”.

Ameli Moresmo ka bërë me dije se darkën e ditës së parë të truneut do të mbahet një ceremoni në nder të Rafael Nadal. Kampioni spanjoll siç dihet e mbylli me tenisin e luajtur dhe “Roland Garros” ka menduar për të organizuar një ceremoni në nder të tij.

Nadal ka fituar plot 14 herë këtë turne duke u konsideruar si njëri prej tenistëve më të fortë në histori në atë terren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›