“Roland-Garros” nuk ndikohet nga finalja e Mynihut, brenda kompleksit s’do të shfaqet ndeshja PSG-Inter

Organizatorët e French Open nuk janë ndikuar nga finalja e madhe e Champions League dhe kanë bërë me dije se sot në mbrëmje në ekranët e mëdhenj që ndodhen brenda kompleksit të Roland Garros nuk do të transmetohet takimi mes PSG-së dhe Interit.
Gjithsesi për dashamirësit e tenisit do të jetë thuajse e pamundur që të mos marrin vesh se çfarë bëhet në Bavari pasi kompleksi i Roland Garros ndodhet vetëm 500 metra larg Parc des Princes ku pritet që të grumbullohen tifozët e PSG-së për të ndjekur ndeshjen…