E Hënë, 2 Nëntor 2026

Roli pozitiv i emigrantёve nё Greqi

Ekonomia greke tashmё ёshtё mё e fuqishme, mё fleksible dhe po rritet mё shpejt, falё kontributit tё emigrantёve, sidomos atyre shqiptarё. Ky ёshtё rezultati qё Banka Kombёtare Greke ka publikuar nё raportin e saj tё fundit, duke hedhur kёshtu poshtё tё gjitha pretendimet dhe debatet politike se emigrantёt ndikojnё negativisht nё ekonominё helene. Nё raportin e publikuar para mediave, njё rol tё rёndёsishёm nё rritjen dhe zhvillimin e ekonomisё greke, kanё luajtur emigrantёt shqiptarё, tё cilёt janё edhe mё tё shumtё nё numёr kundrejt atyre qё vijnё nga vendet e tjera tё Evropёs Juglindore.

Ndёrkohё, nё njё studim tё bёrё nga Instituti Grek pёr Politikat e Emigracionit, bёhet e ditur se ardhja e edhe 200 mijё emigrantёve tё tjerё nё vend, do tё siguronte njё zhvillim akoma e mё tё madh tё ekonomisё. Sipas studimit, kjo gjё do rriste PBB greke me tё paktёn 0.7 pikё pёrqindje, ose 16 pёrqind tё totalit.

Sipas studimeve, roli i emigrantёve shqiptarё nё reqi ka ndikur nё rritjen e GDP-sё greke me 2.1 pikё pёrqindje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›