E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma-Inter te shtunen luhet perballja e gjigandeve

ROME- Roma-Inter eshte kryendeshja e javes se peste te Serise A e cila do te vendose perballe dy skuadrat qe luftuan per titull deri ne javen e fundit sezonin e shkuar. Per trajnerin e ri te zikalterve Rafa Benitez perballja me verdhekuqte eshte sfida e pare e vertete qe kur ai mori drejtimin e kampioneve te Italise dhe te Evropes pak muaj me pare.

Ne prag te ndeshjes tekniku spanjoll ka qene i perqendruar sidomos tek arbitrimi i kthyer ne nje problem te madh pas gabimeve te shumta ne ndeshjen Breshia-Roma.

Kjo sfide do te jete nje mundesi e mire per arbitrat italiane per te treguar nivelin e tyre te cilin une e vleresoja shume kur drejtoja ne Spanje apo ne Angli ka deklaruar Benitez. Ne Olimpiko do te jete nje ndeshje me e veshtire por me shume sesa atmosfera e stadiumit me shqetesojne Toti De Rosi apo Pizarro deklaroi trajneri i Interit.

Ne krahun tjeter trajneri i Romes Klaudio Ranieri shpreson ne nje fitore per te dale nga kriza ku eshte zhytur ne kete fillim sezoni. Verdhekuqte nuk kane asnje fitore ndersa kane marre vetem 2 barazime ne 4 ndeshje. Ranieri e ka quajtur si nje shans te mire per te dale nga kriza perballjen me Interin.
Ne Breshia ne humbem por une gjeta skuadren qe deshiroja. Per ne eshte nje moment i veshtire ndersa Interi eshte ne forme. Pas asaj cfare ndodhi ne Breshia grupi i lojtareve eshte i merzitur por jo ne depresion u shpreh Ranieri. Tekniku i Romes vleresoi edhe Benitezin duke e quajtur ate ne nivele te barabarta me Murinjon pavaresisht se sipas tij portugezi eshte nga ata qe konsiderohen gjithnje numri 1. Ne sezonin e kaluar Roma barazoi 1-1 me Interin ne San Siro ndersa fitoi 2-1 ne Olimpiko.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›