E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma alarm, dëmtohet edhe kapiteni Toti

Kapiteni Françesko Toti është detyruar të braktisë kampin për shkak të një tërheqjeje në kofshën e djathtë. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe sulmuesi Vuçiniç, i cili ka probleme me gjurin e majtë.

Lajme të mira vijnë nga mbrojtësi Huan. Braziliani është duke u stërvitur normalisht me pjesën tjetër të grupit pa asnjë lloj shqetësimi. Stërvitje të diferencuar janë duke kryer futbollistët Baptista, Toneto, Sisinjo, Doni dhe Okaka. Ndërkohë Akuilani dhe Faty janë duke kryer ushtrime në pishinë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›