E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma arrin të ndalë Interin brenda në “San Siro”

Milano - Roma arriti t’i rrëmbejë një barazim të vyer skuadrës së Interit në javën e 26-të. Ndeshja më rëndësishme e kësaj fundjave në kontinent përfundoi me rezultatin 3-3. Kryeqytetasit ishin të parët që arritën të shënonin dy herë në portën kundërshtare.

Kapiteni De Rosi ishte autor i golit të parë në minutën e 23-të. Rise arrin të shënojë një supergol nga një pozicion gati të pamundur, duke e çuar rezultatin e pjesës së parë në 2-0.

Në minutën e 51-të Mario Baloteli shkurton shifrat. Vetëm 5 minuta zgjat gëzimi i vendasve të Interit, pasi është Brigi që e çon rezultatin 3-1 për romanët. Interi arrin të shkurtojë sërish rezultatin me Balotelin, këtë herë nga pika e 11-metërshit. Zëvëndësuesi Hernan Krespo është ai që ngre në këmbë stadiumin “San Siro” me një gol të mrekullueshëm, duke barazuar shifrat në 3-3.

Me këtë barazim Interi ngjitet në kuotën e 60 pikëve. Diferenca me Juventusin e vendit të dytë ngushtohet në 7 pikë, pasi këta të fundit arritën të fitonin me Napolin 1-0. Roma ngjitet në kuotën e 44 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë. Këtë ekip, 2 pikë e ndajnë nga vendi i katërt, i cili mbahet nga Fiorentina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›