E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma është sërish “perandori”/ Mundi 0-2 Torino, fitorja në ndeshjen e katërt radhazi

Roma e mbajti kryesimin në Serinë A italiane, bashkë me Interin, ndërsa arriti një fitore të rëndësishme.

Skuadra kryeqytetase ia doli 2-0 në fushën e Torinos dhe duke e merituar.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Gasperini shënoi në pjesën e parë me anë të sulmuesit holandez, Malen, dhe dyfishoi shifrat në minutën e tretë shtesë me golin e realizuar nga Pizili.

Kjo do të thotë se Roma ka 12 pikë të plota në 4 javë kampionat, pra ka arritur 4 fitore radhazi.

I dalluar tjetër ishte ylli nga Argjentina, Paulo Dibala. Pasi arriti kualifikimin në Champions sezonin e kaluar, romanët duket se do të luftojnë për titull këtë vit, që do të ishte i katërti në histori nëse fitohej.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›