Roma siguron kualifikimin në Ligën e Evropës
Zviceranët ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Huggel në minutën e 18-të. Barazimin do ta vendoste me një 11-metërsh kapiteni i romanëve, Françesko Toti, i cili e pati fituar vetë atë.
Mirko Vuçiniç shënon golin e dytë dhe të fitores për Romën në minutën e 59-të, pas një aksioni me të vërtetë të mrekullueshëm.
Me këtë fitore italianët ngjiten në kuotën e 10 pikëve në krye të grupit E, ku në ndeshjen e fundit do të përballen në transfertë me modestët e CSKA së Sofjes.
Ndërkohë, Bazeli mbetet në kuotën e 9 pikëve, një më shumë se Fulhami, me të cilin do të përballet drejtpërdrejtë pas dy javësh.