Roma vazhdon të fitojë, -5 pikë nga kreu
Autori i golit të vetëm ishte Mirko Vucinic, i cili shënon në minutën e 18-të me kokë pas një krosimi nga këndi. Kjo është fitorja e shtatë radhazi për kryeqytetasit në kampionatin italian, duke iu afruar më shumë se kurrë kreut të klasifikimit, vetëm pesë pikë më pak se kampionët e Interit.
Kujtojmë që kryeqytetasit kanë korrur 12 fitore në 15 ndeshjet e fundit, ndërkohë që tre takimet e tjera kanë përfunduar në barazim. Sirenat e alarmit nuk bien vetëm për Interin, por edhe për Milanin (-1 ndeshje) që ndodhet me dy pikë më pak.