Romani rus i dekadës

Ceremonia e parë e çmimit Booker të Rusisë u mbajt në vitin 1992 dhe që nga ajo kohë është mbajtur për çdo vit. Këtë vit, për shkak të disa ndryshimeve organizative dhe administrative brenda strukturës së çmimit, do të jepet për librin e dekadës.
Pesë finalistët që po luftojnë për këtë çmim prestigjioz janë: Oleg Pavlov me librin e tij ‘Funeral Rites in Karaganda, fituesi i çmimit të vitit 2002, Zahar Prilepin me librin e tij ‘Sankya’, finalist i çmimit të vitit 2006, Roman Senchin autor i librit ‘The Eltyshevs’, finalist i çmimit të vitit 2009, Ludmila Ulitskaya me librin ‘Daniel Stein, the Translator’, finaliste e vitit 2007 dhe Aleksandr Chudakov me librin e tij ‘Haze Sets upon the Old Steps’, finalist i vitit 2001.
Fituesi i çmimit rus Booker të dekadës do të shpallet më një dhjetor. Nëse juria dështon të marrë një vendim të përbashkët, një raund shtesë mund të paraqitet. Vlera monetare e çmimit arrin në rreth 20 mijë dollarë.