Rome sulmohet furgoni i blinduar i bankes
Kryeqyteti italian ka përjetuar orë terrori. Një grabitës ka tentuar të vjedhë një furgon të blinduar që po transportonte para. Ai ka mbetur i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me forcat e policisë, ndërkohë që është plagosur dhe një agjent. Ngjarja ka shkaktuar panik tek kalimtarët e shumtë dhe turistët që kanë nxituar të fshihen. Sipas të dhënave të para të policisë, viktima ishte një ish anëtar i Brigadave të Kuqe. Ai ishte liruar nga burgu në vitin 1998 pasi ishte dënuar për terrorizëm. Por ishte arrestuar sërish në vitin 2003 pëe një grabitje në Peruxha. Banda e përbërë nga tre persona ka sulmuar furgonin sapo ka mbërritur pranë Bankës popullore të Sondrios.