E Diel, 1 Nëntor 2026

Romë, tetë protestues të ndaluar pas përplasjeve me policinë gjatë demonstratës

ROMË, 30 tetor /ATSH/ – Tetë persona janë ndaluar në Romë pas tensioneve dhe përplasjeve me policinë gjatë një demonstrate, pjesëmarrësit e së cilës tentuan të çanin kordonët e sigurisë për të arritur te godinat e institucioneve.

Sipas medias italiane, protestuesit tentuan disa herë të kapërcenin barrierat e vendosura nga forcat e rendit. Përballë tensioneve, policia përdori autobotët me ujë për të shpërndarë turmën.

Përplasjet u intensifikuan në zonën e Testaccio-s, ku disa demonstrues nisën të hidhnin edhe shishe drejt forcave të rendit.

Tetë personat u ndaluan nga policia pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›