E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romët, Franca: Rumania e Bullgaria të marrin përgjegjësi

“U habita pak kur lexova disa komente nga zyrtarë apo analistë rumunë dhe bullgarë, të cilët akuzonin Francën për deportimin e romëve, ndërkohë që ne vetëm sa zbatojmë të drejtën evropiane dhe po bëjmë kthime të vullnetshme të shoqëruara me një ndihmë financiare kostoja e të cilës ndikon tek taksapaguesit francezë”, u shpreh ministri francez në një artikull të botuar në të përditshmen “Le Figaro”.

“Do të ishte një interpretim shumë i çuditshëm i traktateve evropiane të konsiderohej se disa vende mund t’u ofrojnë si të vetmen perspektivë qytetarëve të tyre romë emigrimin drejt vendeve më të pasura evropiane, të cilave do t’u takonte detyrimisht pesha e integrimit të tyre”, thekson ai.

“Kërkojmë që Rumania dhe Bullgaria të marrin përsipër përgjegjësitë ndaj qytetarëve të tyre sepse përpara lirisë së qarkullimit nga një vend i Bashkimit Evropian në tjetrin, ekziston detyra që ka çdo shtet anëtar për të garantuar mbrojtjen dhe integrimin e shtetasve të tij. Presim nga Komisioni Evropian që të jetë gjithashtu vigjilent lidhur me zbatimin tek romët të të drejtave të tjera si arsimi, puna, shëndeti, të parashikuara nga traktatet, dhe kërkojmë që të preket direkt një pjesë thelbësore e ndihmave evropiane (20 miliardë euro për Rumaninë nga viti 2007 deri në vitin 2013)”, shtoi zyrtari francez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›